Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Berisha fton Veliajn në aleancë/ Çupi: Opozita nuk është alternativë politike, por kundërshti ndaj interesave të vendit! Saliu duhet të ishte objekt i SPAK

schedule13:42 - 14 Nëntor, 2026

schedule 13:42 - 14 Nëntor, 2026

Analisti Frrok Çupi ka komentuar ftesën e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, drejtuar Erion Veliajt për një aleancë politike, pas shkarkimit të këtij të fundit nga kryeministri Edi Rama.

Gjatë analizës së tij “News Line” në ABC News, Çupi e cilësoi këtë lëvizje si një tjetër qëndrim kontradiktor të Berishës, ndërsa kritikoi ashpër opozitën, të cilën e akuzoi se nuk ofron një alternativë politike për vendin.

“Kryetari i PD-së është njeriu i shumë ngjyrave. Një gjë që e ka hedhur dje, sot e merr dhe e bën hero. Këto janë gjëra periferike të karakterit të tij. Sali Berisha dhe opozita kanë një defekt të pakorrigjueshëm. Defekti është se nuk janë opozitë politike, nuk janë alternativë, por janë kundërshti për kombin dhe për interesat e vendit.



Në kohën kur flitet se duam të shkojmë në Europë, Sali Berisha vizitën e parë e ka kryer në Kuvajt. Gjithçka që ka barrë Shqipëria për të shkuar drejt BE-së, barrën kryesore e ka nga këta që e quajnë veten opozitë. Kjo është opozitë-kundërshti nacionale ndaj rrugës së kombit drejt përparimit.

Nëse do të kishim drejtësi jo kaq të çlodhur, padyshim që do të ishte objekt i SPAK-ut. Ky është problemi i madh që përsërit si papagall zoti Berisha, por e gjitha është për të mbuluar veprën e tij antikombëtare”, u shpreh Çupi.

Gjatë intervistës, analisti vlerësoi edhe punën e Partisë Socialiste. Duke komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Asamblenë e PS-së, lidhur me nisjen e traktatit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian në vitin 2027, Çupi theksoi se ky zhvillim është rezultat i punës së qeverisë socialiste.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!