Menjëherë pas vendimit të Gjykatës për të njohur ndryshimet statuore të Kuvendit të Sali Berishës, në Selinë e PD-së në Shkodër është vendosur fotoja e ish-kreyministrit Sali Berisha. Fotoja shihet se është vendosur në portën kryesore në Selin blu në Shkodër.
Kujtojmë se Bashkia e Shkodrës u fitua nga Bardh Spahia në zgjedhjet e 6 marsit, i cili u kandidua nga Sali Berisha nën logon e “Shtëpisë së Lirisë”.
Me vendimin për të pranuar ndryshimet e statusit, Gjykata i ka dhënë të drejtë Berishës për të marrë vulën e Partisë Demokratike. /abcnews.al/


