Rastet e mpiksjes së gjakut, Gjermania pezullon përdorimin e vaksinës së AstraZeneca

schedule15:47 - 15 Mars, 2021

schedule 15:47 - 15 Mars, 2021

Gjermania ka pezulluar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oksfordit. Vendimi është marrë me këshillimin e dhënë nga rregullatori i vendit, për të investiguar më tej rastet e raportuara për mpiksje të gjakut, si efekt anësor.

Lexo edhe: Zyrtari i Oksfordit hedh poshtë zërat: Vaksina e AstraZeneca është e sigurt

Shqetësimet për vaksinën e Astra-Zenecas janë rritur pas rastit të një pacienti në Danimarkë që humbi jetën nga mpiksja e gjakut pasi kishte bërë vaksinën.

Pas këtij rasti, një numër i konsiderueshëm shtetesh e pezulluan përdorimin e vaksinës për të hetuar më tej lidhur me sigurinë e dozës. Mes vendeve që e kanë pezulluar përdorimin e vaksinës janë Islanda, Norvegjia, Holanda, Irlanda, etj. sb/abcnews.al/