Fati mund të jetë rikthimi i madh i Barçës kundër Bayern në Champions League

schedule19:31 - 30 Nëntor, 2021

schedule 19:31 - 30 Nëntor, 2021

Ansu Fati po bën maksimumin e tij për t’u rikuperuar në kohë për ndeshjen më të rëndësishme që Barcelona do të luajë kundër Bayern Munich në Champions League.

Një sfidë kjo për katalanasit që është “jetë a vdekje” sepse nga kjo përballet edhe kalimi i saj më tej në Champions League.

Kjo lojë është një finale për ekipin katalanas dhe sulmuesi nuk dëshiron të mungojë. Megjithëse trajneri Xavi Hernandez i dha skuadrës një pushim dy-ditor, por Ansu Fati vazhdoi të punojë për të përshpejtuar rikuperimin nga dëmtimi i këmbës së majtë. /f.a/abcnews.al