Ende nuk e ka arritur pikun: India pritet të regjistron 500 mijë të infektuar e 5,700 viktima në ditë

schedule13:29 - 24 Prill, 2021

schedule 13:29 - 24 Prill, 2021

Mjekët në Indi druhen se numri i infektimeve ditore në vend mund të rritet deri në 500,000 raste. Vendi është goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë, që sipas ekspertëve, ende nuk e ka arritur pikun.

Vetëm gjatë ditës së djeshme, në Indi u regjistruan 2,263 humbje jete dhe 332,730 të infektuar, edhe pse testimet që po bëhen janë të kufizuara. Pra ka të ngjarë që shifrat të jenë akoma më të larta.

Me mbi 300 mijë të infektuar, vendi theu për herë të dytë rekordin botëror të rasteve ditore.

Sidoqoftë, virologu Shahid Jameel paralajmëroi sot që India mund ta arrijë pikun e infektimeve në javën e parë të majit. Shkalla aktuale e fatalitetit të Indisë për 100,000 raste është 1.14 për qind, që do të thotë nëse vendi arrin pikun e parashikuar, mund të regjistrojë potencialisht  5,700 vdekje në ditë. sb/abcnews.al/