EMRAT/ Goditja e grupit kriminal në Tiranë, këta janë të arrestuarit

schedule09:21 - 13 Prill, 2021

schedule 09:21 - 13 Prill, 2021

Zbardhen detaje të reja nga operacioni i zhvilluar ditën e djeshme në Tiranë. Në pranga ranë pesë persona, pas finalizimit të operacionit tek Liqeni i Thatë në kryeqytet.

Abcnews.al mëson se të arrestuarit janë: Devjs Dosti , Redian Bega, Klodian Cupi , Hektor Qirjazi. Ky i fundit bëhet me dije se ishte në kërkim nga autoritetet italiane.

Grupin e goditur policia e cilëson si të rrezikshëm. Të arrestuarit akuzohen për gjobëvënie dhe shpërndarje të lëndëve narkotike në doza të vogla në disa zona në kryeqytet. /abcnews.al