Ed Sheeran në fanellën e një klubi futbolli, do e veshë edhe një talent shqiptar

schedule15:52 - 6 Maj, 2021

schedule 15:52 - 6 Maj, 2021

Ed Sheeran është një nga artistët më suksesshëm në Angli. Këngëtar, kompozitor, muzikant, producent, biznesmen dhe tifoz futbolli. 30-vjeçari është një tifoz i zjarrtë i Ipswich Town, skuadër që garon në League One (divizoni i tretë i futbollit anglez).

Pjesë e Ipswich është edhe Armando Dobra, lojtari i talentuar i Shqipërisë U21. Muzikanti i njohur ka arritur një akord me klubin e zemrës për të qenë ai sponsori në fanellën e ekipit që ka fituar Kupën UEFA (sot Europa League) në vitin 1981.

Ipswich është pjesë e komunitetit dhe kjo është mënyra ime për të treguar mbështetjen ndaj klubit. I kam shijuar gjithmonë udhëtimet drejt Portman Road dhe mezi pres të rikthehem sërish atje në momentin që tifozët do të lejohen në stadium.

Me ardhjen e pronarëve të rinj nga SHBA, është e sigurt që ne tifozëve të Ipswich na presin kohë plot emocione. Çfarë do të shkruhet në fanellën e skuadrës? Gjithçka do të zbulohet në kohën e duhur“, deklaroi Ed Sheeran. /abcnews.al