Rritet numri i të prekurve, rëndohet situata me koronavirusin në Shqipëri

schedule11:09 - 21 Mars, 2020

schedule 11:09 - 21 Mars, 2020

Është rritur numri i të prekurve me koronavirus në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sëfundmi të dhënat më të reja duke konfirmuar se gjatë 24 orëvë të fundit janë shënuar 6 raste të reja duke e çuar numrin total të të prekurve në 76

Deri më tani, nga koronavirusi kanë ndërruar jetë 2 persona në Shqipëri dhe qytetet më të prekura janë Tirana, Fieri dhe Durrësi.

Në 24 orët e fundit janë testuar 46 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 6 raste të reja me COVID-19:
– 5 qytetarë nga Tirana, kontakte të rasteve pozitive
– 1 qytetar nga Fieri, gjithashtu person kontakti.
Deri në këto momente testuar 778 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 76 raste.
Nga totali i rasteve të konfirmuara, 59% janë meshkuj dhe 41% janë femra. Ndërsa shpërndarja gjeografike e rasteve positive, është si vijon:

• Tiranë 55 qytetarë
• Durrës 5 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 8 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 2 qytetarë.

Momentalisht, janë të shtruar 37 pacientë, 4 prej të cilëve janë në gjendje të rëndë. /abcnews.al

 

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 21. März 2020

Vijon…