E ardhmja me Milanin, Rebic ka një kusht të çuditshëm për të qëndruar

schedule18:46 / 27/02/2020

Ante Rebic u transferua verën e kaluar te Milani dhe po konfirmohet si një ndër goditjet më të rëndësishme të drejtuesve kuqezi. Kroati hasi vështirësi në fazën e parë të sezonit, njësoj si e gjithë skuadra, por pas janarit historia ka ndryshuar.

26-vjeçari ka fituar postin e titullarit dhe ka shënuar 7 gola pas ardhjes së Zlatan Ibrahimovic. Rebic është huazuar për dy vite nga Eintracht Frankfurt, por ka një kusht për të qëndruar në Milano.

Sportmediaset raporton se lojtari ofensiv e ka shprehur dëshirën e tij për të vijuar karrierën te Milani, por me një pakt. Nënkampioni i botës me Kroacinë ka kërkuar që të konfirmohet edhe Zlatan Ibrahimovic.

Suedezin e ka idhull dhe po zbavitet duke luajtur përkrah tij. E ardhmja e Ibrës është akoma e paqartë dhe gjithçka do të vendoset në fund të sezonit. Tifozët shpresojnë që gjiganti 38-vjeçar të vijojë të mbajë veshur fanellën e Milanit edhe sezonin tjetër, të njëjtën dëshirë që ka edhe Ante Rebic. /abcnews.al

schedule18:46 / 27/02/2020