Dy viktima në 13 ditë nga tromboza e shkaktuar nga AstraZeneca në Francë

schedule18:50 - 17 Maj, 2021

schedule 18:50 - 17 Maj, 2021

Katër raste të reja të trombozës të shoqëruara me vaksinën AstraZeneca  për Covid-19 janë regjistruar së fundmi në Francë.

Mediat vendase bëjnë me dije se në harkun kohor 23 prill deri më 6 maj janë konstatuar katër raste të trombozës pas vaksinimit me AstraZeneca ku dy prej tyre kanë humbur jetën.

Ndërkohë që nga fillimi i vaksinimeve me këtë formulim, janë raportuar 34 raste të trombozës së rrallë , 11 prej të cilave ishin fatale .

Të katër raste të reja të bëjnë me dy gra të moshës 60-70 dhe dy burra të moshës 50-60.  Komplikimet e vërejtura ishin tromboza venoze cerebrale, në dy prej këtyre njerëzve, një trombozë venoze e organeve të brendshme dhe një trombozë e venave të thella me emboli pulmonare.e.su./abcnews.al