Dorëzohet Pep Guardiola: Liverpooli është kampion i Premier League!

schedule17:02 - 27 Janar, 2020

schedule 17:02 - 27 Janar, 2020

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, vazhdon t’i thurë elozhe ekipit rival, Liverpoolit. Numri një i “Cityzens” është një nga trajnerët që merr vëmendjen më të madhe me deklaratat e tij dhe kjo e sotmja, nuk përbën përjashtim.

“Liverpool, pa asnjë diskutim, do të jenë kampionët e këtij sezoni në Premier League. Gjithsesi, jam i bindur se ata do të shpalleshin kampionë edhe në Bundesliga, edhe në La Liga, edhe në Serie A. Ekip solid dhe me një mentalitet të shkëlqyer”, tha mes të tjerash Guardiola.

Të kuqtë e Jurgen Klopp kryesojnë kampionatin në Premier League që nga java e parë e sezonit, pas asaj fitoreje 4-1 kundër Norwich, dhe duket se nuk kanë ndërmend të ndalen. Diferenca me Manchester Cityn është plot 16 pikë dhe me një ndeshje më pak./abcnews.al