Djegia e magazinës, godina nuk plotësonte kushtet e mbrojtjes nga zjarri

schedule14:22 - 17 Korrik, 2018

schedule14:22 - 17 Korrik, 2018

Lënia ndezur e një lavatriceje dyshohet se ka qenë shkakur i rënies së flakëve në magazinën e elektorshtëpiakeve pranë Farmacisë nr.10., në Tiranë. Grupi hetomir thekson se godina ku mbaheshin pajisjet nuk plotësonte kushtet më minimale të mbrotjes nga zjarri.

Këto pajisje kanë mbetur nga zjarri i fuqishëm i rënë në magazinën e eltetroshtëpiakeve të përdorura. Edhe pse shërbimi zjarrfikës erdhi në kohë përsëri dëmi i shkaktuar ishte i madh. Burime nga drejtoria e zjarrfikëses në kryeqytet pohojnë se ambienti ku mbaheshin elektroshtëpiaket nuk plotësonin kushtet teknike të mbrojtjes së flakëve.

Ndërkohë përgjegjësit objektit privat nuk pranuan të prononcohen por u mjaftuan me faktin se, zjarri ra pasi një punëtor i kompanisë kishte harruar një lavatriçe ndezur, duke sjellë edhe mbingarkesë në rrjetin elektrik.

Fatmirësisht nuk ka pasur persona brenda godinës, teksa flakët u vunë në kontroll pas disa orësh përpjekjesh nga katër automjete zjarrfikëse.

Paniku i krijuar në radhët e banorëve ishte i madh, pasi aty pranë gjendet edhe një pikë karburanti. Ky nuk është rasti i parë që magazina të mëdha kanë marrë flake në kryeqytet. Më herët të njëjtin fat kanë pasur edhe një subjekt te rruga “Siri Kodra” si edhe fabrika e riciklimit mbetjeve plastike në zonën e Kasharit./abcnews.al