Dikur në Ishëm bëhej plazh, sot i mbuluar nga plehrat, banorët: Vite më parë ujin e pinim e peshkonim

schedule13:39 - 13 Qershor, 2021

schedule 13:39 - 13 Qershor, 2021

Lumi Ishëm përgjatë gjithë shtrirjes se tij është i ndotur. Askush nga institucioneve vendore apo qendrore nuk merr masa për pastrimin e tij. Fajtorë janë bizneset që hedhin ç’të mundin dhe banorët që jetojnë në qytetet dhe fshatrat ku ai kalon.

Ngado të sheh syri qese, shish plastike dhe mbeturina të llojeve të tjera. Banorët e fshatit ura e Gjolës dhe të Bilajt të Krujës ku kalon ky lumë thonë se mungojnë kontrollet.

“Nga këtej vijnë se nga këtu deri në Vorë këtu vijnë kullimet dhe nga kalaja e Prezës këtu vijnë të gjitha mbeturinat.”

“Ky lumë është tejet i ndotur nga banorë, por ndotjen kryesore e kanë nga fabrikat e Tiranës që vijën deri këtu nga mbetjet teknologjike që hidhen në lumë, sidomos plastikat.”

Kujtojnë me nostalgji kur bëni plazh tani as nuk I afrohen dot. Dikur kishte dhe peshq.

“Kur kam qenë kalama jam larë pra 60 vjetësh.”

“Po t’i bësh një kontroll nuk ka asnjë gjallesë. Ka pasur kur kam qenë i ri, kalonin peshqit tufë. Para 50 vjetësh e kemi pirë këtë ujë.”

“Ka pasur peshq, shkonim deri në Tiranës të zinim peshq, tani as bretkosa s’ka.”

Pasojat janë të shumta, pasi mbeturinat ndikojnë në përmbytjen e këtyre zonave sa herë ka reshje. Po kështu ato grumbullohen më së shumti në grykëderdhjen e lumit e më pas ndotin dhe bregdetin.  /abcnews.al/