Policia e Tiranës ka arrestuar 19 persona, pasi kundërshtuan dhe goditën me sende të forta punonjësit e Policisë, dëmtuan një automjet policie si dhe sulmuan deputetët e Kuvendit të Shqipërisë gjatë tubimit të zhvilluar ditën e enjte.
Personat e arrestuar janë, Gentjan Progni, Durim Bami, Kujtim Pervataj, Romario Dushi, Ardit Ymaj, Niko Qarkaj, Ylli Shima, Ervis Gjoni, Frrok Bardhi, Rezart Pirani,Admir Tershalla, Alban Nikolli, Elvis Bici, Altin Hila, Ervin Gega, Arben Lleshaj, Everes Bardhi, Besard Kajmi, Aristotel Elezaj
Ndërkaq, nën hetim janë vënë 12 persona të tjerë. Sipas policisë, vijon puna për identifikimin dhe të 6 shtetasve të tjerë që janë dokumentuar me pamje filmike për veprime të dhunshme.
Gjatë tubimit u dëmtuan 15 punonjës policie dhe një automjet policie.
Të arrestuarit dhe të proceduarit në gjendje të lirë akuzohen, për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishje e rendit dhe e qetësisë publike”, “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë” dhe “Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit”./abcnews.al



