Ka marrë përmasa më të mëdha dhe intensifikohet zjarri në masivet pyjore të Nikolicës. Flakët e zjarrit, të favorizuara nga era e fortë kanë dëpërtuar në thellësi të pyllit, duke djegur pishat e zonës së mbrojtur.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe ato të Ushtrisë e kanë të vështirë të mbajnë nën kontroll zjarrin, i cili prej mesditës së kësaj të marte është bërë me intensiv.
Kërkesës së autoriteteve lokale për ndihmë nga ajri si e vetmja mundësi për të fikur zjarrin, autoritetet greke ende nuk i kanë dhënë përgjigje pozitive. Ndërkohë afër vatrës janë gjetur dhe fishekë shumë prej të cilëve nga shpërthyer. Punonjësit e Pyjores dhe zjarrfikëset kanë tre ditë që po përballen me këtë situatë./ABC News Albania