Depay te Barcelona? Aulas e mohon: Nuk mund ta blejnë, ju tregoj pse

schedule21:39 - 15 Shtator, 2020

schedule 21:39 - 15 Shtator, 2020

Në media të ndryshme qarkulloi lajmi i arritjes së akordit të transferimit të Memphis Depay te Barcelona. Sulmuesi holandez është dëshira e Roland Koeman për repartin ofensiv. Trajneri i ri i Barçës e njeh mirë 26-vjeçarin, pasi ka punuar me të në kombëtaren e Holandës.

30 milion euro u përfol se do të përfitojë Lyon nga shitja e yllit të ekipit, por presidenti i klubit francez ka mohuar gjithçka në një postim në Twitter, aty ku shpjegon se pse lojtari nuk mund të transferohet në kampin katalanas.

Të dielën e kaluar, presidenti i Barcelonës më rrëfeu se klubit i tij po vuan shumë në aspektin financiar prej krizës së shkaktuar. Bartomeu më tregoi se nuk mundësi të më bëjë një ofertë në lidhje me Depay“, shkruan Jean-Michel Aulas. /abcnews.al