COVID-19 çështje te Partizani e Vllaznia, Kukësi gjen pasuesin e Malikit

schedule08:19 - 7 Tetor, 2020

schedule 08:19 - 7 Tetor, 2020

Merkato dhe shqetësim prej COVID-19 në Tiranë dhe Shkodër. Në kampin kuqeblu janë konfirmuar dy të prekur me koronavirus dhe ata janë izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës. Fillimisht doli pozitiv kapiteni Erdenis Gurishta, kurse dy ditë më parë të njëjtin fat e pati edhe Eni Imami.

Në këto kushte, te Vllaznia po përgatiten të ndarë në tre grupe në mënyrë që të shmanget kontaktet e tepërta. Kjo prej frikës se mos ndonjë futbollist tjetër është i infektuar. Edhe te Partizani ka pasur frikë.

E përditshmja “Panorama Sport” shkruan se braziliani William Cordeiro ka kaluar një gjendje virale dhe ka kryer testin e COVID-19. Tamponi e ka nxjerrë negativ, por sërish anësori i “demave” nuk është bashkuar me grupin dhe për momentin po punon veçmas grupit.

Gazeta e përmendur më lart raporton edhe një lëvizje në merkato. Te Kukësi kanë gjetur edhe një mbrojtës të djathtë, që raportohet se është zyrtarisht i verilindorëve. Bëhet fjalë për futbollistin Sadik Vitija, i cili në të shkuarën ka qenë pjesë e Zvicrës U17.

Ai shikohet si pasuesi i Edis Maliki dhe është 22 vjeç. Vitija ka luajtur në Zvicër me Grasshopper (2 ndeshje në Superligë si zëvendësues) dhe më pas me Vadus dhe Schaffhause sezonin fundit. Pak hapësira për të kampionatin e kaluar, teksa numëron 5 ndeshje në periudhën gusht-shtator. /abcnews.al