Covax ka shpërndarë vetëm 20% të dozave të premtuara deri në maj

schedule12:22 - 22 Prill, 2021

schedule 12:22 - 22 Prill, 2021

Iniciativa globale e shpërndarjes së vaksinave Covax deri më tani ka dorëzuar  një në pesë nga dozat e premtuara të Oxford / AstraZeneca, sipas një analize të Guardian.

Covax ka shpërndarë më pak vaksina pasi qeveria indiane kufizoi eksportet nga prodhuesi i saj më i madh në përgjigje të valës së dytë në vend, por shifrat tregojnë që mungesa e vaksinave është e madhe, duke detyruar shumë qeveri të sigurojnë doza diku tjetër.

Vende të mëdha si Indonezia dhe Brazili deri më tani kanë marrë rreth një në 10 të doza të Oxford / AstraZeneca që do të dorëzoheshin në  maj, ndërsa Bangladeshi, Meksika, Mianmar dhe Pakistani janë ndër ato vende që nuk kanë marrë asnjë  dozë të vaksinës përmes programit. deri më tani.

 

Një pjesë e vogël e vendeve si Moldavia, Tuvalu, Nauru dhe Dominica kanë marrë të gjitha dozat e premtuara.

Mungesa e vaksinave ka rritur shqetësimin në vende të tilla si Bangladeshi, ku sipas një burimi në industrinë e vaksinave tha se furnizimet e dozave të Oxford / AstraZeneca do të mbaronin brenda dy javësh, pa asnjë shpresë për një furnizim të afërt./abcnews.al