Bylykbashi: Do bëjmë propozimet tona për Reformën Territoriale, duhet të ketë konsensus

schedule11:16 - 20 Korrik, 2022

schedule 11:16 - 20 Korrik, 2022

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, sekretari PËR Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore Ivi Kaso, sekretari për Pushtetin Vendor Ylli Asllani, mbajtën një konferencë nga selia blu, në lidhje me Reformën Territoriale.

Bylykbashi tha se Reforma Territoriale duhet të shfrytëzohet, sepse diçka e bërë keq do të merrte kohë të gjatë.

Ai shtoi se PD do të bëjë propozimin e saj, që do të bazohet në studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë.

“Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike”, tha Bylykbashi. /abcnews.al