Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric ka theksuar vazhdimisht nëpër intervistat e tij kushtet e vështira në fushat stërvitore në Shkodër.
Pas rënies së shirave gjatë ditëve të fundit, skuadra shkodrane është detyruar të “shtegtojë” në Durrës për të vazhduar përgatitjen e skuadrës për ndeshjet e radhës në kampionat.
Më në fund Brdaric mund të buzëqesh, sepse tashmë, fusha e Reshit Rusit është rinovuar dhe ka nisur shtrimi i tapetit dhe brenda pak ditësh do të jetë gati që lojtarët të mund të stërviten normalisht.
Ky është një investim i FSHF-së që i vjen në ndihmë klubeve shqiptare duke u mundësuar tapetin e fushës.
Njoftimi i plotë i FSHF-së:
“Reshit Rusi” është drejt përfundimit të rinovimit të tapetit
Federata Shqiptare e Futbollit po përfundon investimin e rradhës infrastrukturor, me “Reshit Rusi” të qytetit të Shkodrës që brenda pak ditësh do të ketë një tapet të ri.
View this post on Instagram
/f.a/abcnews.al


