Befason Milani, objektivi është blerja rekord e anglezëve të Burnley

schedule09:37 - 30 Maj, 2020

schedule 09:37 - 30 Maj, 2020

Duket se do të jetë një merkato vere me shumë lëvizje te Milani, ku drejtuesit kanë vendosur të investojnë për ta rikthyer ekipin aty ku i takon. Këtë herë bëhet fjalë për mesfushorin e Burnley, Jeff Hendrick, një lajm që i befasoi të gjithë.

Kuqezinjtë po e monitorojnë me kujdes situatën e lojtarit, raporton Sky Sport, i cili pas këtij sezoni do të jetë një futbollist i lirë. Kontrata e irlandezit me klubin që militon në Premier League përfundon në fundin e këtij sezoni dhe Burnley nuk ka bërë asnjë tentativë deri më tani për t’ia rinovuar kontratën.

28-vjeçari iu bashkuar anglezëve në gushtin e 2016 nga Derby County për shumën e 10.5 milion sterlinave, duke vendosur dhe një rekord për klubin. Deri më tani ai numëron 139 paraqitje në të gjithë kompeticonet, ku e ka gjetur rrugën e rrjetës 10 herë. Duket një operacion i mirë për Milanin, duke menduar dhe koston zero të kartonit të Hendrick. /abcnews.al

 

Hendrick, mesfushori i Burnley