“Baticë” manifestuesish kundër Presidentit Macron

schedule11:03 - 27 Maj, 2018

schedule 11:03 - 27 Maj, 2018

Dhjetëra mijëra persona kanë protestuar pasditen e së shtunës në Paris, kundër reformave ekonomike të Presidentit Emmanuel Macron. Gjatë manifestimit janë verifikuar konfrontime të qytetarëve me policinë, e cila ka arrestuar disa dhjetëra persona.

Sipas organizatorëve, në protestën e koduar “Batica Popullore” kanë marrë pjesë rreth 80 mijë vetë, ndërsa sipas policisë, të pranishmit kanë qenë vetëm 21 mijë. Nga mediat lokale mësohet se 15 persona janë arrestuar nga policia gjatë kontrolleve para nisjes së tubimit, ndërsa 35 të tjerë janë ndaluar më vonë për armëmbajtje, rezistencë ndaj policisë dhe për akte të dhunshme ndaj saj.

Në fakt, manifestuesit hodhën gurë dhe objekte të forta ndaj forcave të rendit, të cilat reaguan me gaz lotësjellës. Sindikatat franceze dhe aktivistët e krahut të majtë thonë se Macron po redukton të drejtat e punëtorëve. Por kreu i shtetit insiston se reformat e tij synojnë forcimin e Francës në konkurrencën globale./abcnews.al