Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Protesta e dhunshme/ Arrestohen 12 persona, procedohen 19 të tjerë. Në tubim u dëmtuan 17 efektivë

schedule08:45 - 29 Nëntor, 2026

schedule 08:45 - 29 Nëntor, 2026

12 persona janë arrestuar dhe 19 të tjerë janë proceduar penalisht pas akteve të dhunës të regjistruara gjatë protestës të shtunën në Tiranë.

Sipas Policisë, protestuesit kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e rendit me sende të forta, lëndë piroteknike dhe bomba molotov, si dhe kanë bllokuar qarkullimin dhe dëmtuar pronën publike. Si pasojë e incidenteve, janë dëmtuar 17 punonjës policie.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe nxjerrjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.



Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale që lidhen me organizimin dhe pjesëmarrjen në grumbullime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike, kundërshtimin e punonjësve të Policisë, shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe djegëse, pengimin e qarkullimit, shkatërrimin e pronës me zjarr, si dhe mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve shpërthyese dhe municionit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!