Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Bashkëpunim me SHBA, kapet në Rinas shtetasi ukrainas/ Kërkohej në Kiev për trafik droge si pjesë e një organizatë kriminale

schedule09:35 - 8 Tetor, 2026

schedule 09:35 - 8 Tetor, 2026

Shtetasi ukrainas, Anatolii Streletskyi është ndaluar në Rinas nga autoritetet e policisë.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, amabsada e SHBA në Tiranë deklaroi se kapja e ukrainasit u bë pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës, me Policinë e Shtetit.

Anatolii Streletskyi kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale.



“Bashkëpunimi në kohë reale përtej kufijve ndihmoi në ndalimin e një të dyshuari në kërkim në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës. Pas shkëmbimit të informacionit me Njësinë e Hetimeve Penale Ndërkombëtare të Shërbimit të Sigurisë Diplomatike pranë Ambasadës së SHBA në Tiranë, Policia e Shtetit arrestoi shtetasin ukrainas Anatolii Streletskyi.

Ai kërkohej nga autoritetet në Kiev nën dyshimin për trafikim të lëndëve narkotike si pjesë e një organizate kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët ukrainas për të nisur procedurat e ekstradimit. Kështu vihet në jetë partneriteti ynë: duke shkëmbyer informacion, duke mbështetur autoritetet e zbatimit të ligjit dhe duke punuar së bashku për të luftuar krimin transnacional dhe për të garantuar sigurinë e komuniteteve tona”, shkruan ambasada./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!