Basha: Krahasuar me Ramën, Pjetri është kriminel i rangut të tretë

schedule11:10 - 16 Gusht, 2019

schedule 11:10 - 16 Gusht, 2019

Nuk ka vonuar reagimi i Lulzim Bashës, i cili shprehet se krahasuar me Edi Ramën, Valdrin Pjetri është një kriminel i rangut të tretë. Shefi i opozitës thotë se është kryeministri ai që rregullisht ka future persona të inkriminuar në politikë, e që të largohet krimi, duket larguar vetë Edi Rama.

Një kriminel të rangut të tretë e rendit Lulzim Basha Valdrin Pjetrin krahasuar me Edi Ramën.

“Është Edi Rama ai që futi në politikë dhe zyrat e shtetit dhe i bëri deputetë, kryebashkiakë e zyrtarë të lartë dhjetëra kriminelë me rekorde të tmerrshme kriminale, trafikantë, përdhunues e deri vrasës”.

Këtë konstatim të tijin e ilustron me një video ku ka përmbledhur rastet e mëparshme të politikanëve socialist që u është dashur të japin llogari përpara drejtësisë.

Për kryetarin e Partisë Demokratike kryeministri Edi Rama është kërcënim dhe rrezik për jetën dhe sigurinë e çdo familje shqiptare.

“Krimi dhe Edi Rama janë të pandashëm. Që të largojmë krimin duhet të largojmë Edi Ramën”.

Kjo është zgjidhja e vetme sipas kryedemokratit që të zhbëhet parajsa e krimit të organizuar dhe pastrimit të parave të pista nga trafiku i drogës dhe korrupsionit që siç shprehet Lulzim Basha u ndërtua nga regjimi i Edi Ramës 6 vitet e fundit./ABC News Albania 24/7