Fitim Zekthi, anëtar i Kryesisë së PD-së zyrtare, ka qenë i ftuar në studion e “Tirana Live”, ku ndër të tjera e cilësoi lëvizjen e Bardhit dhe deputetëve që mbështesin atë, si një lëvizje absurde dhe idiote.
“Bardhi dhe deputetët që mbështesin atë, kanë bërë një lëvizje absurde, idiote. Që bëhet nga verbëria, ose ndonjë interes.
Opozita ka dy flukse, Berisha – Basha” tha ai.
Në lidhje me mundësinë e një unifikimi të plotë të opozitës në parlament, Zekthi tha se nuk mund të ketë një gjë të tillë, pasi qëllimet janë të ndryshme.
“Ne mendojmë që gjëja më e shëmtuar që mund të ndodhë në një vend, është politika e inatit dhe zemërimit.
Kjo lind për shkak të nevojës personale.
Dua t’i them të gjithëve, që kudo ku ka një luftë të madhe ka diçka të keqe pas. Politika e mirë bëhet me komunikim.
Gjithkush ka të drejtë dhe është i ftuar, madje ka detyrimin të kuptojë rrugën e drejtë.
Gjerat e palogjikshme siç është “Foltorja”, janë përpjekje të vazhdueshme vetëvrasëse.
Përderisa qëllimet janë të ndryshme nuk ndodh, se po të kishim qëllime të njëjta, bashkoheshim ne.
Arsye pse unë jam kundër Bardhit, ai tha unë kam këtë pikëpamjet dhe po nuk fitoj “bjer e vdis”. Qenia normale njerëzore, mëson përditë” shtoi ai.
Në fund Zekthi komentoi edhe vendimet e mara nga KQZ dhe KAS për zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit, ku PD-së iu la vula, ndërsa Partia e Lirisë u cilësua si partia më e madhe opozitare, duke marrë më shumë komisionerë dhe para.
Zekthi tha se vendimet ishin të drejta, pasi PD është aty kush është, duke shtua se ishte pikërisht ky qëllimi i Berishës, që opozitës ta çonte në duart e Metës.
Ai theksoi se “Foltores” po i vjen fundit, ndërsa PD po ndërtohet për të qenë alternativë përballë Edi Ramës.
“KQZ ka vepruar në mënyrë të logjikshme dhe të ligjshme. Përderisa ajo mori më shumë vota në zgjedhjet e kaluara, ajo e meriton.
Kjo është ajo që kishte qëllim Berisha, ta çonte opozitën tek Ilir Meta.
Ne mendojmë se kjo ka një fund dhe fundi po vjen, ndërsa PD po ngjiz diçka, por ndërton diçka dhe mendojmë se do të jetë alternativë përballë Edi Ramës” përfundoi Zekthi.r.t/abcnews.al