Arrestohet bashkëpunëtori i hajdutes nga Fieri

schedule10:52 - 23 Korrik, 2018

schedule 10:52 - 23 Korrik, 2018

Një ditë pas arrestimit të Anna Malaj, e cila dyshohet se ka grabitur një pikë karburanti në Levan të Fierit dhe ka tentuar të vjedhë edhe dy të tjerë, këtë të mërkurë është arrestuar edhe bashkëpunëtori i saj, Emiljano Grembi.

Emiljano Grembi, 22 vjeç, banues në Belinë të Patosit ra në pranga pasi policia arriti të zbardhë tri ngjarjet, ku ai së bashku me kushërirën tentuan të vjedhin pikat e karburanteve.

Më 2 Korrik 2018, Malaj dhe Grembi nën kërcënimin e armës grabitën 30.000 lekë të reja . Më vonë, në dy ngjarjet e tjera, një në Mallakastër dhe një në Fier tentuan të vjedhin pikat e karburanti, por pa sukses. Në cilësinë e provës materiale policia u sekuestroi mjetin me të cilin kryenin grabitjen, armën e përdorur në vjedhje, doreza dhe targa mjeti të falsifikuara.

/abcnews.al