Arrestime, rrëmbime dhe vrasje, inteligjenca amerikane zbulon objektivat e rusëve në Ukrainë

schedule22:10 - 18 Shkurt, 2022

schedule 22:10 - 18 Shkurt, 2022

Një raport në revistën Foreign Policy, duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, thotë se inteligjenca amerikane beson se Rusia ka hartuar lista të objektivave të mundshëm për arrestim, rrëmbim ose vrasje në rast se fillon një operacion në Ukrainë.

Andrea Kendall-Taylor, ish-analiste e lartë në CIA dhe oficere e inteligjencës për Rusinë dhe Euroazinë për Drejtorin e Inteligjencës Kombëtare i thotë BBC-së që një plan i tillë ka të ngjarë, veçanërisht në rast se Rusia kërkon ndryshimin e regjimit në Kiev.

“Është shumë e besueshme që Rusia të synojë kundërshtarë të shquar politikë”, thotë ajo, raporton BBC.

“Nëse ata duan të instalojnë një lloj qeverie kukull, do të duhet të margjinalizojnë çdo opozitë të madhe,” tha ajo. “Ata do të duan të presin kokën e udhëheqjes së njerëzve që do të donin të ngrinin një opozitë të tillë.”

Ajo shtoi se beson se njësitë e Rosgvardiya të Rusisë ose Gardës Kombëtare, ka të ngjarë të përdoren për këto operacione pasi të lëvizin në zonat e pushtuara nga forcat ruse. g.v/abcnews.al