Aksioni i SPAK në Tiranë, urdhër arresti edhe për Ervin Matën

schedule20:13 - 20 Nëntor, 2023

schedule 20:13 - 20 Nëntor, 2023

Një operacion është zhvilluar këtë të hënë në Tiranë. SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste. Gazetari Ermal Vija tha për ABC se masë arresti është lëshuar edhe për Ervin Matën.

Ervin Mata është një emër i njohur për drejtësinë, i përfshirë në ngjarjen në ish-bllok, për përplasjen me Ervis Martinaj në vitin 2018.

Gjithashtu urdhër arresti është lëshuar edhe për shefin e Krimeve të Komisariatit nr.6, Dedan Gjoni/ Ndaj këtij të fundit janë ngritur akuza për vepra të rënda penale, nga ajo e sigurimit të kushteve për të kryer vrasje grup i strukturuar kriminal.

Sakaq nga ky aksion u arrestua ish-drejtori i Policisë Erzen Breçani, dhe është lëshuar urdhër ndalimi ndaj djalit të tij. Operacioni është ende në vijim.