Aksidenti në Gramsh, tre nga të plagosurit në gjendje të rëndë, njëri prej tyre me helikopter te Trauma

schedule18:41 - 10 Korrik, 2021

schedule 18:41 - 10 Korrik, 2021

Detaje të reja janë mësuar nga aksidenti me një viktimë dhe 9 të plagosur si pasojë e përmbysjes në greminë të një minibusi që drejtohej nga Arjol Xhepexhiu në Gramsh.

Burime bëjnë me dije për ABC se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeç.

Ndërkohë 3 prej të plagosurve janë në gjendje kritike për jetën për shkak të dëmtimeve të rënda dhe janë dërguar në spitalin e Traumës për një trajtim të specializuar mjekësor.

Dy prej tyre janë transportuar me ambulancë ndërkohë që i treti është sjellë me helikopter. m.v/abcnews.al