Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Egnatia-Vllaznia, e vlefshme për javën e tetë të “Abissnet Superiore”, ku skuadra vendëse ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 16-të.
Goli është shënuar nga Besar Iseni, më një goditje nga distanca, duke mposhtur kështu portierin e Vllaznisë, Zogovic.
Pak minuta para se të mbyllej pjesa e parë 45′ Vllaznia ka arritur të barazojë rezultatin me anë të një penalltie të shënuar nga Latifi.
/f.a/abcnews.al