Siç parashikon TodoFichajes, Alexandre Lacazette ka vendosur të largohet nga Londra verën e ardhshme dhe tashmë ka njoftuar klubin se nuk do të vazhdojë kontratën.
Tani, sipas asaj që theksojnë nga Anglia, francezi kavendosur të shkonte drejt kryeqytetit të Spanjës në fund të sezonit.
Simeone ka kërkuar francezin për një kohë të gjatë dhe bordi sportiv është drejt finalizimit të nënshkrimit të tij. Lacazette ka ëndrrën që të përkojë me Griezmann në të njëjtin ekip dhe do të kishte refuzuar ofertat e tjera për të qenë me bashkatdhetarin e tij.
Tani Atlético de Madrid ka për detyrë t’i hapë vend francezit dhe të sakrifikojë një nga katër të mësipërmit, i cili me siguri do të jetë Ángel Correa.
Drejtuesit e klubit nuk duan të vonojnë shumë negociatat me francezin për të shmangur ankandet e minutës së fundit dhe synimi është që të mbyllet marrëveshja në janar. r.t/abcnews.al