Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë, Longo fiton kundër Brdariç

schedule15:57 - 24 Tetor, 2021

schedule 15:57 - 24 Tetor, 2021

Kukësi ka arritur të dalë fituese nga ndeshja me Vllazninë, duke i mundur këta të fundit me rezultatin 2-0. Në këtë mënyrë skuadra verilindore i shkakton humbjen e parë shkodranëve.

Një supergol nga Shqipërim Taipi në minutën 29, do t’i jepte kuksianëve avantazhin. Ndërsa në pjesën e dytë ishte Ndreca që më pak fat arriti të shënonte edhe golin e dytë për Kukësin, duke iu dhënë kështu 3 pikë të rëndësishme për vazhdimësinë.

Në këtë ndeshje doli me karton të kuq lojtari i Vllaznisë, Mustedanagic, për ndërhyrje të rëndë ndaj Ardit Hilës, i cili humbet ndeshjen e radhës. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!