Pas takimeve të kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj në Bruksel me shefen e diplomacisë europiane Mogerini dhe komisionerin për zgjerim Hahn, është bërë e ditur se Prishtinës i është kërkuar implementimi i menjëhershëm i marëveshjeve të arritura me Beogradin.
Në Bruksel është zhvilluar takimi i dyte i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.
Ne kete takim pala kosovare u kryesua nga kryeministri Ramush Haradinaj ndersa delegacioni I Komisioni Europian u drejtua nga Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini dhe Komisioneri Johannes Hahn që përfaqësoi Komisionin Evropian.
Zrtyaret e Brukselit theksuan rëndësinë e vazhdimit te dialogut te ndërmjetësuar nga BE-ja midis Prishtinës dhe Beogradit dhe zbatimit të të gjitha marrëveshjeve të arritura.
Ky keshill shqyrtoi zhvillimet e fundit kryesore lidhur me përmbushjen e kritereve politike, si dhe kriteret ekonomike, bashkëpunimin financiar dhe zbatimin e MSA-së.
Kjo marrëveshje siguron kornizën kontraktuale brenda së cilës BE dhe Kosova do të intensifikojnë bashkëpunimin e tyre dhe do të vlerësojnë zhvillimet në marrëdhëniet e tyre. Nga ana e saj Kosova theksoi angazhimin për të zbatuar reformat kryesore të kësaj marrëveshjeje.
Në takim u diskutua po ashtu per reformat në kuadër të MSA-së, në fushat që përfshijnë sundimin e ligjit dhe reformat gjyqësore, respektin për të drejtat themelore, reformën e administratës publike, zhvillimin ekonomik, arsimin dhe punësimin.
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, zhvilloi në Bruksel edhe nje takim te vecante me Përfaqësuesen e lartë të BE-së për politika të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini. Haradinaj u shpreh në profilin e tij në Facebook se me shefen e diplomacisë europiane u bisedua për rrugën evropiane të Kosovës. Kreu i qeverisë kosovare përsëriti se vendi i tij është i përkushtuar në rrugën për anëtarësimin në Bashkimin Europian./abcnews.al