Situata e Cavanit në Old Trafford ka filluar të komplikohet, pasi uruguaiani ka humbur rëndësinë këtë sezon pas ardhjes së përforcimeve të reja. Në parim, ideja e sulmuesit ishte të përmbushte kontratën e tij me United, por me kalimin e ditëve, dalja e tij në merkaton e dimrit fiton më shumë forcë.
Sipas TodoFichajes, Real Madrid ka kontaktuar përsëri me agjentin e lojtarit. “Galaktikët” me siguri do të largojnë Jovic në janarin e ardhshëm dhe Ancelotti dëshiron një referencë të re për t’u përballur me pjesën e dytë të sezonit. Ideja është që të ketë një variant tjetër të ndryshëm për sulmuesin dhe reprezentuesi uruguaian është padyshim opsioni që i pëlqen më shumë në gjirin e klubit të bardhë.
Manchester United nga ana e tij nuk do të vë shumë pengesa në largimin e tij në mënyrë që të kursejë pagën e lartë të lojtarit.
Ideja e Real Madridit për Cavanin do të ishte të nënshkruanin një kontratë 6-mujore dhe më pas të flisnin në fund të sezonit . /abcnews.al