Protesta e studentëve të Tiranës ka hyrë në ditën e 11. Prej të enjtes ata mblidhen para kryeministrisë, ku i kërkojnë tashmë vetëm shefit të qeverisë, përmbushjen e 8 kërkesave që kanë shpallur. Thirrjeve të përditshme të kryeministrit që të ulen me të për të dialoguar për një pakt mbi universitetin, bazuar në 8 kërkesat e tyre, që kryeministri i pranon, studentët i janë përgjigjur negativisht deri tani.
Ditët e fundit numri i studentëve protestues është reduktuar, ndërsa të premten ata i bënë thirrje edhe qytetarëve që të bashkohen me ta. Afër mesditës protesta e studentëve u bë heterogjene, pasi atyre iu bashkua edhe një grup banorësh që preken nga ndërtimi i Unazës së Re, e pak më vonë edhe një grup qytetarësh që protestojnë kundër çmimit të karburanteve./abcnews.al