Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Reshjet shtojnë prurjet në Fierzë/ Niveli rritet një metër në dy ditë, shtohet prodhimi i energjisë

schedule12:13 - 16 Nëntor, 2026

schedule 12:13 - 16 Nëntor, 2026

Reshjet e rëna ditët e fundit kanë dhënë ndikimin e parë në përmirësimin e prurjeve në kaskadën e Drinit dhe si rezultat edhe prodhimin e energjisë nga hidrocentralet në vend.

Situata ka ndikuar edhe në nivelin e liqenit të Fierzës, ku kuota e ujit ka arritur në rreth 256 metra  duke u shtuar me rreth 1 metër në dy ditë.Sipas të dhënave  të Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare prurjet rezultojnë 130 m3 në second duke pësuar gjithashtu një shtim të konsiderueshëm gjatë ditëve të fundit..Por pavarësiht kësaj niveli në Fierzë mbetet i ulët i ndikuar nga mungesa e reshjeve gjatë verës dhe vjeshtës.

Edhe në dy hidrocentarelt e tjera situata hidrike ëshët përmirësuar ndjeshëm .Në Koman niveli rezulton  rreth 174 metra ndërsa prurjet kanë arritur në 550 m3 në second.



Si rezultat i shtimit të prurjeve prodhimi ditor I energjisë elektrike  arrin në

17.680 Mwh në të tre HEC-et.

Sipas një njoftimi zyrtar Korporata Elektroenergjetike Shqiptare, KESH, ka zhvilluar një procedurë blerjeje energjie për periudhën 11–15 nëntor.

Në këtë procedurë janë blerë 21 mijë e 600 megavat-orë energji elektrike, me një vlerë totale prej 6.4 milionë eurosh. Blerja synon të sigurojë furnizimin me energji dhe të përmbushë nevojat e konsumit gjatë kësaj periudhe.

Ndërkohë, Shqipëria po synon të diversifikojë burimet e prodhimit të energjisë elektrike, me qëllim uljen e varësisë nga reshjet dhe kushtet atmosferike. Në këtë drejtim, energjia diellore po fiton gjithnjë e më shumë rëndësi, duke zënë aktualisht rreth 19% të prodhimit total të energjisë në vend në 6 mujorin e parë të këtij viti  sipas Instat.

Zgjerimi i kapaciteteve të energjisë diellore dhe përdorimi i burimeve të tjera alternative shihet si një mundësi për të rritur sigurinë energjetike dhe për të reduktuar ndikimin që ndryshimet e motit kanë në prodhimin vendas të energjisë elektrike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!