Strasburg, studentët nuk kanë frikë

schedule15:51 - 13 Dhjetor, 2018

schedule 15:51 - 13 Dhjetor, 2018

Thirrja për të mos protestuar dhe për të mbajtur një profil të ulët pas atentatit të së martës mbrëma nuk është dëgjuar në Strasburg, ku studentët e disa liceve dolën të enjten në rrugë për të protestuar.

Për shkak të manifestimit, të paktën një linjë e tramvajit të qytetit mbeti përkohësisht e bllokuar, ndërkohë që të rinjtë i vunë flakën edhe një konteineri mbeturinash, duke bërë që një re tymi i zi të ngrihej në zonën pranë Parlamentit Europian.

Të martën, pak përpara atentatit, studentët i vunë zjarrin disa automjeteve dhe 27 persona u ndaluan nga policia. Ndërkohë, “Jelekët e Verdhë”, sipas zërave të mbledhur në qytet, do të protestojnë ditën e shtunë. Të mërkurën mbrëma, një aktivist i tyre, 23 vjeç, mbeti i vrarë pasi u shtyp nga një kamion në Avinjon, në jug-lindje të Francës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!