Jugperëndimi i Francës nuk gjen paqe. Pas një qershori përvëlues, një korriku mes flakëve vdekjeprurëse, fundi i gushtit përmbyllet me tornado.
Tornadoja goditi komunën e Pomës rreth orës 5:20 pasdite, njoftoi prefektura Aude.
Dy persona janë shpallur të zhdukur dhe të paktën 42 janë plagosur, gjithashtu tornado shkaktoi dëme të konsiderueshme u shkaktuan në fshat në Francën jugperëndimore, teksa 2 persona janë shpallur të zhdukur dhe të paktën 42 janë plagosur.
Pesë u desh të dërgoheshin në spital, përfshirë një grua shtatzënë e cila u plagos kur një pjesë e shtëpisë së saj u shemb.
View this post on Instagram
Prefektura njoftoi se rreth 100 shtëpi u dëmtuan, dhe dy strehimore u hapën për të siguruar gjatë natës për të prekurit.
Videot e shumta në rrjete sociale dhe nga mediat franceze tregojnë fuqinë e tornados. Disa rrugë në prefekturë u mbyllën për shkak të pemëve të rrëzuara, por edhe për të lehtësuar aksesin për ekipet e shpëtimit. 2,800 familje në 10 komuna mbetën pa energji elektrike.
Shërbimi meteorologjik kishte lëshuar një “alarm portokalli” për kushte të rrezikshme moti në 20 prefektura në Francën jugore, përfshirë Aude.
Ekspertët kanë paralajmëruar mbi ndryshimin e menjëhershëm të motit nga një ekstrem në tjetrin si pasojë e “El Nino”, këtë vit edhe më I fuqizuar si pasojë e ndikimit më të madh të ngrohjes globale.


