Francë– Një trup i djegur që dyshohet se i përket TikTokeres Sonia Bellina, është gjetur në një zonë vreshtash në Saint-Gilles të Francës.
Sipas raportimeve, miq të afërt të viktimës kanë deklaruar se bëhet fjalë për Sonia Bellinën, e cila ndiqej nga më shumë se 250 mijë persona në “TikTok”.
Autoritetet franceze kanë nisur një hetim për vrasje, ndërsa pista kriminale raportohet se është ajo që po merr përparësi në fazat e para të hetimit.
Policia dhe prokuroria po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sakta të vdekjes, si dhe për të identifikuar personin ose personat që mund të jenë përgjegjës.
🚨🇫🇷 ALERTE INFO | Le corps calciné de la TikTokeuse Sonia Bellina aurait été retrouvé dans des vignes à Saint-Gilles. Des proches affirment qu’il s’agit d’elle. Une enquête pour assassinat a été ouverte, la piste criminelle étant privilégiée. pic.twitter.com/9w75QktGOL
— MED TV (@medtvoff) August 17, 2026


