Vllaznia ka arritur të gjejë avantazhin në minutën e 58-të me Victor Da Silva, që ka arritur të shënojë me kokë.
Prej minutash Vllaznia vijonte të dominonte lojën, e favorizuar për shkak të kartonit të kuq të Blagoja Todorovskit në fund të pjesës së parë.
Një moment, që Vllaznia e shfrytëzoi më pas dhe tashmë duket se po shkon pa shumë vuajtje drejt fitores së kësaj ndeshje. /abcnews.al

