Zjarri në spitalin Covid në Tetovë, Sela: Tashmë duhej të ishin publikuar emrat e viktimave

schedule22:50 - 15 Shtator, 2021

schedule 22:50 - 15 Shtator, 2021

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistën e tij për “245 analiza” tha se për fat të keq ende nuk dihen emrat e viktimave nga zjarri në spitalin Modular Covid në Tetovë.

Sipas tij, të paktën këtë detaj autoritetet duhet ta bëjnë të ditur. Më konkretisht Ministria e Shëndetësisë ose Ministria e Punëve të Brendshme.

“Për këtë nuk na duhen ekspertë nga jashtë për t’i ditur emrat e viktimave me emër dhe mbiemër”, tha Sela.

Po ashtu, ai ngriti pyetjen se çfarë ka kërkuar zëvendëskryeministri me 20 persona nga partia në spitalin modular ditën e nesërme pas tragjedisë. Kujtojmë se si pasojë e zjarrit që ra në spitalin Covid të Tetovës humbën jetën 14 pacientë dhe mbetën të lënduar 12 të tjerë. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!