Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U mori jetën 14 personave, zjarri në spitalin e Tetovës u ndihmua nga shpërthimi i një bombole oksigjeni

schedule11:39 - 9 Shtator, 2021

schedule 11:39 - 9 Shtator, 2021

Sipas gazetarëve në Maqedoninë e Veriut, u deshën vetëm 20 minuta që Spitali Modular Covid në Tetove të shkrumbohej. Dhe, mesa duket përhapjen e tij e ka ndihmuar edhe shpërthimi i një bombole oksigjeni. Lajmin e bëri të ditur komandanti i Njësitit të kundër zjarrit, Uka Aliti në një deklaratë për mediat.

Sipas tij, përpara se të arrinin në vendin e ngjarjes ekipet e zjarrfikëses, ka ndodhur një shpërthim.

 “Para se të arrijmë ne ka pasur një shpërthim. Vetëm një shpërthim është dëgjuar. Nga ai shpërthim i bombolës me oksigjen… Meqë oksigjeni nuk digjet, mirëpo nga ai shpërthim i bombolës, meqë oksigjeni i ndihmon zjarrit dhe ai zmadhohet. ”

Sipas raportimeve zjarri është shuar në më pak se gjysmë ore nga mbërritja e zjarrfikësve por dëmi që u bë ishte i madh. Të paktën 14 persona humbën jetën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!