Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Pranoi në urgjencë të lënduarit nga zjarri në spitalin Covid, mjeku: Si është gjendja e të mbijetuarve

schedule10:18 - 9 Shtator, 2021

schedule 10:18 - 9 Shtator, 2021

Nexhmedin Abazi një ndër mjekët që pranoi në urgjencë të mbijetuarit nga zjarri në spitalin modular Covid në Tetova ka folur ditën e sotme për mediat. Mjeku ka bërë të ditur se për momentin në spitalin ku ai punon janë duke u trajtuar 50-60 pacientë me koronavirus dhe 9 pacientë që mundën t’i shpëtonin zjarrit.

Gjendja e pacientëve pas zjarrit, sipas Abazit në fillim ishte shumë e rëndë por me ndërhyrjen e ekipeve mjekësore është e qëndrueshme për momentin.

“Të gjitha ekipet kanë reaguar menjëherë, si ata që ishin në kujdestari, mjekët e ndihmës së shpejtë si dhe mjekë tjerë që sapo e kanë marrë lajmin për zjarrin kanë ardh te spitali”, deklaroi mjeku. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!