Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U ndihmuan nga mjekët, të paktën 12 pacientë mundën t’u shpëtonin flakëve në spitalin e Tetovës

schedule09:51 - 9 Shtator, 2021

schedule 09:51 - 9 Shtator, 2021

Të paktën 12 pacientë kanë mundur t’i shpëtojnë zjarrit që përfshiu spitalin Covid në Tetovë mbrëmjen e së mërkurës. Lajmin e ka bërë të ditur mjeku Ilber Besimi nga spitali i Tetovës, i cili është edhe nënkryetar i Odës Mjekësore.

“Sloboden Pecat” merr vesh se numri i saktë i të mbijetuarve pas zjarrit të mbrëmshëm që shpërtheu në spitalin modular është 12 dhe të gjithë ata janë shtruar në spitalin në Tetovë.

Kujtojmë se dje në orën 21:02 u raportua se spitali modular në Qendrën Mjekësore të Tetovës ishte në flakë. Ekipet mbërritën në vend brenda pak minutash me 30 zjarrfikës dhe pesë automjete. Flakët janë lokalizuar në orën 21:30.

Prokuroria ka konfirmuar deri më tani se numri i viktimave është të paktën 14 ndërsa autopsitë e tyre do të zgjasin disa ditë. Pesë prokurorë publikë do të përcaktojnë shkaqet e zjarrit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!