Turqi 2-3 Shqipëri, kuqezinjtë dhurojnë spektakël në Antalia

schedule20:32 - 13 Nëntor, 2017

schedule 20:32 - 13 Nëntor, 2017

Shqipëria ka mundur Turqinë me rezultatin 3 – 2 në miqësoren që u luajt në Antalia.

Armando Sadiku është autori i të dy golave në pjesën e parë. Sulmuesi i Legias së Varshavës shfrytëzoi krosimet e Odise Roshit.

Kuqezinjtë luajtën me 10 futbollistë, sepse Ledian Memushaj la fushën në fundin e pjesës së parë pas dy kartonëve të verdhë.

Turqia shkurtoi diferencën në fillimin e pjesës së dytë. Eros Grezda realizoi atëherë kur lojtarët e Turqisë po kërkonin golin e barazimit. Megjithatë vendasit nuk u dorëzuan duke realizuar edhe golin e dytë në minutën e 60’.

Kjo miqësore i shërben Kristian Panuçit për të parë edhe lojtarë të rinj, apo për ata të cilët janë aktivizuar pak me Kombëtaren./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!