Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Flukset turistike, Shqipëria e para në rajon/ BB: U rritën me 7 përqind në pjesën e parë të vitit

schedule14:19 - 9 Tetor, 2026

schedule 14:19 - 9 Tetor, 2026

Banka Botërore ka vlerësuar ndikimin e sektorit të turizmit në ekonominë shqiptare. Në  një raport ku analizohen ekonomitë e rajonit Shqipëria renditet e para përsa i përket impaktit të turizmit në ekonomi. të dhënat për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026 tregojnë se hyrjet turistike në vend janë rritur me rreth 7 për qind në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke ruajtur një ritëm të qëndrueshëm të zgjerimit të sektorit.

Sipas raportit mbi Inteligjencën Artificiale, dhe Produktivitetin, sektori turistik  duket se ka ruajtur prirjen rritëse në disa vende të rajonit, pavarësisht sfidave që lidhen me ndërprerjet e udhëtimeve dhe rritjen e kostove të transportit dhe të punës.

Nëse shohim vendet e tjera të Ballkanit pas Shqipërisë renditet Serbia dhe Mali i Zi ndërsa Bosnjë-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut regjistrojnë rënie të hyrjeve turistike.



Ndërkohë, Rritja e flukseve turistike dëshmon interesin për Shqipërinë si destinacion.

Megjithatë, sfida mbetet që kjo rritje të përkthehet në më shumë të ardhura, shërbime cilësore dhe një zhvillim të qëndrueshëm të turizmit gjatë gjithë vitit.

Sipas ët dhënave zyrtare , Shqipëria  priti rreth 9.4 milionë vizitorë  deri në fund të muajit gusht.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!