Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

EMRAT/ Shpërthen një automjet në lëvizje në Gjirokastër, plagosen dy persona

schedule22:18 - 10 Tetor, 2026

schedule 22:18 - 10 Tetor, 2026



Një automjet ka shpërthyer në lëvizje në bulevardin e lagjes “18 Shtatori” në Gjirokastër.

Ngjarja ka ndodhur përpara Gjykatës, ndërsa pas shpërthimit, automjeti ka ndaluar përpara Drejtorisë së Policisë. Të plagosur kanë mbetur Rigers Mela dhe Beqir Devolli.

Policia po kryen veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet e shpërthimit.

“Rreth orës 22:00, në bulevardin “18 Shtatori”, dyshohet se ka shpërthyer automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B. D., i cili ishte në lëvizje.Si pasojë e shpërthimit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit B. D. dhe R. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!