Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“ Berisha shkaktoi 3500 të vdekur”, Beqiri: SPAK u krijua për të zbardhur krimet, por dështoi

schedule23:35 - 10 Tetor, 2026

schedule 23:35 - 10 Tetor, 2026

Avokati Idajet Beqiri ka kritikuar pezullimin e hetimeve të SPAK ndaj Sali Berishës, duke pretenduar se drejtësia nuk ka arritur të zbardhë një sërë ngjarjesh të rënda kriminale të viteve 1997-1998 dhe të periudhave të mëvonshme.

Beqiri u shpreh se, sipas tij, dosjet dhe provat ishin të konsoliduara, ndërsa përmendi edhe vrasjen e 11 pjesëtarëve të familjes Haklaj, për të cilën tha se pritej që çështja t’i kalonte gjykatës.

Avokati pretendoi se Berisha mban përgjegjësi për 3500 të vdekur dhe theksoi se reforma në drejtësi duhej të shërbente për zbardhjen e këtyre ngjarjeve dhe ndëshkimin e përgjegjësve.



“ Pezullimi i hetimeve të SPAK ndaj Berishës, të 30 procedimeve penale, ku i akuzuar kryesor është Berisha dhe banda e tij në vitet 1997-1998 e më pas.

Megjithëse provat dhe dosja ishin të formësuara shumë mirë. Edhe vrasja e 11 pjesëtarëve të familjes Haklaj, prisnin që çështja t’i kalohej gjykatës. Berisha shkaktoi 3500 të vdekur.

Në vitin 2016, me reformën në drejtësi, do të zbardheshin krimet e Berishës dhe do të merrej dënimi, me qëllim që të merrej mësim për këdo që do të ishte në drejtimin e shtetit. Shteti nuk mund të drejtohet me krime, me vrasje dhe organizata kriminale. SPAK u krijua për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, por ka dështuar. Nuk ka zbuluar vrasjen e 2 prillit, nuk u zbuluan vrasjet e vitit 1997, firmat piramidale, grushti i shtetit.“

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!