Sondazh

Vendimi i Hagës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Teuta merr “arratinë”/ Superliga, durrsakët fitojnë 2-0 në shtëpi ndaj Skënderbeut

schedule22:52 - 10 Tetor, 2026

schedule 22:52 - 10 Tetor, 2026

Polemikat nuk reshtin kurrë, por edhe ky ekip nuk di të ndalet.

Është Teuta, “Mbretëresha” e Superligës shqiptare, të paktën pas 6 javëve të para, duke vazhduar me sukseset e duke mbajtur me meritë vendin e parë.

Të mbiquajturit “djemtë e detit” kaluan 2-0 në stadiumin e tyre, “Niko Dovana”, Skënderbeun, në një përballje të cilën e luajtën më mirë, dhe thuajse nuk e vunë në diskutim.



Fitorja u arrit falë golave shënuar me penallti nga Kallaku në 16’, dhe nga Pedro në 31’, pra që më pjesën e parë.

Trajneri Edlir Tetova, I shpallur më I miri teknik I kampionatit shqiptar për muajin shtator, vazhdoi aty ku e la, me një tjetër tripikësh.

Skënderbeu, që ka në stol Julian Ahmatajn, pretendoi për gabime të arbitrave, ndonëse edhe vetë ai gaboi në momentin kulmor.

Në pjesën e dytë, në 58’, Bismark fiton një penallti, por është pikërisht ai që e humbet, pasi portieri Bernardoni e grushtoi topin.

Arbitri anuloi golin e shënuar më pas nga Zejnullari, pasi gjykoi se ai kishte hyrë në zonën e rreptësisë përpara sesa të gjuhej topi.

Teuta kryeson kampionatin me 16 pikë në 6 javët e para, duke provuar të shkëputet nga rivalët kryesorë, dhe që cilësohen si pretendentët kryesorë për titull, Egnatia e Dinamo.

Në ndeshjen tjetër, luajtur në të njëjtën orë, Elbasani nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 në fushën e vet ndaj Vorës.

Edhe pse skuadra e trajnerit Ivan Gvozdenoviç kaloi e para në epërsi, kur Mazari shënoi që në 21’, nuk arriti ta mbante epërsinë, dhe në fund pati fat.

Në minutën e katërt shtesë të pjesës së parë, vorakët barazuan falë Karricës.

Loja ishte e fortë nga të dyja palët, ndërsa kur ndeshja po I drejtohej finishit, portieri elbasanas, Aleksovski, gaboi rëndë, ashtu si Manuel Nojer I Bajernit në Gjermani, por për fat Nikaj iu përgjigj po me gabim, duke goditur shtyllën, ndërsa mund të shënonte gol të sigurt.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!